Paraqitja fenomenale e Milot Rashicës ndaj Rizespor, ndër më të mirët në fushë

5 months ago 5

Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e tij fitoi 3-2 ndaj Rizespor.

Sulmuesi anësor doli në skenë në minutën e 65-të, kur shënoi gol me kokë për 2-1.

Paraqitje e Rashicës është vlerësuar lartë nga SofaScore, ku ai mori notën 7.9.

Rashica kishte dy goditje në portë dhe dy jashtë porte, ndërsa kishte 56 prekje të topit.

Sa i përket pasimeve ai kishte një saktësi prej 77 për qind.

Ky ishte goli i pestë i Milot Rashicës për Besiktasin në Superligën e Turqisë, ku ka edhe katër asistime.  /Telegrafi/

Read Entire Article