Paraqitje e mirë e “legjionarëve” në Europë

6 months ago 9
Reklamë
17:55 26/02/2024

Asllani dhe Gjimshiti vlerësohen me nota të larta

Veç golave nga Rey Manaj dhe Ernest Muçi, futbollistët e kombëtares bënë paraqitje të mira edhe në Itali. Në Serie A, Atalanta barazoi me Milanin dhe një pjesë e meritës është edhe e Berat Gjimshitit. Mbrojtësi i Kombëtares provoi të shënonte, por me shpinë nga porta brenda zonës së Milan nuk ishte i saktë. Megjithatë vlerësimi për të nuk erdhi për këtë rast.

Gjatë gjithë ndeshjes, Gjimshiti pati një paraqitje të mirë në prapavijën e Atalantas duke qenë një mur i pakalueshëm për sulmuesin e Milan Olivier Giroud. 6.5 vlerësimi për të nga Eurosport dhe Gazzetta dello Sport, teksa mediat në qytetin e Bergamos, e konsideruan absolutisht si më të mirin në fushë.

Me cilësi të lartë u vlerësua edhe loja e Kristjan Asllanit. Mesfushori i Inter, lexon mirë lojën. Që në minutat e para ai krijoi mundësi për Lautaro Martinez për të shënuar dhe argjentinasi e ktheu pasimin e tij në golin që hapi rrugën e fitores 4-1 ndaj Lecce.

Nota shtatë për shqiptarin, të cilin “Gazzetta dello Sport” e konsideron si zëvendësues të Calhanoglu me të gjitha efektet. Një ditë më parë edhe Bajrami dha një asist, por skuadra e Sassuolo humbi në shtëpi. Ndërsa, pothuajse të gjithë kuqezinjtë u aktivizuan në kampionatet e tyre në Europë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article