Parlamentarët nga Shqipëria në foto dhe takime me kongresmenë amerikanë

8 months ago 15

Të ndodhur në Washington DC për Mëngjesin e Lutjeve, deputetë nga dy kahet politike kanë patur takime dhe vizita të ndryshme me senatorë dhe kongresmenë të Senatit amerikan.

Në faqet e tyre personale në rrjetet sociale deputetët demokratë Gazmend Bardhi dhe disa kolegë të grupit parlamentar kanë publikuar përveç fotografive dhe pjesë të bisedave informale me zyrtarë dhe përfaqësues të Senatit dhe Kongresit.

Në këto takime socialistët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri etj, kanë trajtuar çështje të sigurisë rajonale dhe aspekte të politikës për Ballkanin.

Ndërkohë që demokratët shqiptarë në takime me republikanë amerikanë kanë diskutuar për çështje të opozitarizmit dhe të pluralizmit politik në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article