Partizani humbet miqësoren me Ballkanin

1 year ago 28
Reklamë
18:08 05/07/2023

Edhe Kukësi mundet nga Gjilani i Duros

Zoran Zekiç nxorri mësime nga humbja 2-1 me Ballkanin e Ilir Dajës në miqësoren që u zhvillua në Kukës.

Trajneri i Partizanit bëri shumë ndryshime lojtarësh në pjesën e dytë të ndeshjes duke u dhënë mundësi të gjithëve që të luanin, por nga ana tjetër kuptoi se cilët prej tyre kanë formën më të mirë.

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç: Evidentova disa gabime gjatë lojës dhe do të na duhet t’i rikuperojmë përgjatë këtyre ditëve që të mos ndodhin më. E kam një ide për formacionin për ndeshjen me BATE Borisov. Ata që do të jenë në fushë do të jenë lojtarët me formën më të mirë fizike.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja: Një javë përpara fillimit të aktivitetit të eliminatoreve të Champions League, kjo ishte një provë gjenerale për të përfaqësuar sa më mirë futbollin e Kosovës.

Po me rezultatin 2-1 Kukësi humbi në miqësoren ndaj Gjilanit të Klodian Duros. Tek skuadra e Hallaçit me siguri që kanë ndikuar largimet e shumta në merkato.

Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin Klodian Duro në krye të Gjilanit. Ish-mesfushori i Kombëtares, mori drejtimin e ekipit kosovar në datën 26 Qershor.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article