Partizani kalon në fazën e Play Off të Conference League

1 year ago 21
Reklamë
22:21 17/08/2023

Partizani është kualifikuar në fazën e Play Off të Conference League. Të kuqtë fituan me rezultatin 1 me 0 kundër Valmieras me golin e shënuar nga Tedi Cara.

Në Play Off, Partizani do të përballet me Astanën.

Kualifikimin e Partizanit në fazën tjetër e ka përshëndetur edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League! Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqëndrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi”, ka shkruar në Facebook, Armand Duka.   /tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article