Partizani transferohet në Turqi për fazën përgatitore

9 months ago 13
14:26 29/12/2023

Programohen dy miqësore luksi që trajneri Shehi të njihet me skuadrën

Firma me Orges Shehin ka shtuar dozat e entuziasmit te Partizani. Të kuqtë duan të hedhin pas krahëve ecurinë e 7 barazimeve radhazi dhe eksperienca e 46-vjeçarit pritet t’i ndihmojë në arritjen e këtij misioni.

Një fakt tepër interesant është se zyrtarizimi i Shehit erdhi në një moment ku kampionati shqiptar po shijon pushimet e fundvitit, çka pritet ta ndihmojë teknikun durrsak për tu njohur akoma dhe më shumë me grupin.

Në favor do të jenë jo vetëm seancat stërvitore, por edhe dy miqësore luksi. Partizani do të udhëtojë drejt Turqisë më 2 janar, ku në fushat e Antalias do të mas forcat me dy kundërshtarë relativisht të ngjashëm me ta. Teste tepër të rëndësishme për Partizanin, por që do i shërbejnë Shehit dhe stafit të tij për të identifikuar pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës.

Pas këtyre miqësoreve, stafi i Partizanit pritet të ndërhyjë në merkato. Në konferencën e prezantimit, Shehi pranoi elementët cilësore që gjenden tek të kuqtë, por shtoi se gjithmonë ka nevojë për përmirësim për të arritur objektivin, titullin kampion.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article