Partizani zhgënjen Zoran Zekiç, tekniku: Skuadra bën gabime të mëdha

1 year ago 36
Reklamë
22:20 05/07/2023

Testet miqësore para debutimit në Kupat e Europës nuk kanë lënë shijen që pritej në kampin e Partizanit. Të kuqtë dështuan të marrin rezultat pozitiv ndaj kampionëve të Kosovës, teksa u mposhtën nga Ballkani. Një sfidë që për trajnerin e të kuqve, Zoran Zekiç lë shumë për të dëshiruar dhe nuk është një paraqitje që kënaq para përballjes me Bate Borisov.

“Luajtëm përballë një skuadre shumë të fortë, të përgatitur dhe me mjaft cilësi në organikën e saj. Ne jemi akoma në fazën e procesit stërvitor, ku po përpiqemi të rrisim gjendjen fizike të skuadrës. Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë që kemi zhvilluar. Jemi në prag të ndeshjes së parë të Champions League ndaj BATE-s. Në fushë evidentova disa gabime gjatë lojës dhe do të na duhet t’i rikuperojmë përgjatë këtyre ditëve që të mos ndodhin më”.

Përballja ndaj kampionëve bjellorus do luhet më 11 korrik, gjithsesi, Zekiç e ka planifikuar formacionin që do të hedh në fushë.  

“Pak a shumë e kam një ide për formacionin që do të zbresë në fushë në ndeshjen me BATE Borisovin, por do të shohim edhe gjatë këtyre ditëve për të vendosur gjithçka. Ata që do të jenë në fushë do të jenë lojtarët me formën më të mirë fizike dhe që janë paraqitur më mirë gjatë kësaj faze përgatitore.”

Në përballjen me Ballkanin, Zekiç provoi disa futbollistë, mes të cilëve edhe të ardhurit së fundmi, Keko dhe Grezda.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article