“Partneriteti mes shteteve më i fortë se kurrë”, Blinken: Takova prokurorë e gjyqtarë, reforma në drejtësi po jep rezultate

8 months ago 19
18:14 15/02/2024

Në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e vlerësoi kontributin e Shqipërisë në disa pika të rëndësishme. Ai vuri theksin te ndihma që në momentin e parë ndaj Ukrainës, mikëpritja e afganëve dhe roli në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.


Sipas Blinken, raporti SHBA-Shqipëri sa vjen e bëhet më i fortë.

“Ju falenderoj shumë që na keni mikëpritur sot, për ngrohtësinë dhe substancën e gjithashtu bisedën tonë të drejtëpëdrejtë dhe të sinqertë. Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësi ose atë që njihet si mikëpritje ne kemi mundësi ta ftojmë sërish. Kur dielli shkëlqen dhe nuk bie shi, është e rëndësishme edhe kur përballemi me sfida. Nuk e shpreh sa duhet sa e vlerësojmë dhe e çmojmë. Ky partneritet mes dy vendeve është më i fortë se ç’ka qenë ndonjëherë. Po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Si aleat kyç i NATO-s dhe zë i rëndësishëm në OKB, kemi folur për disa gjëra shumë të rëndësishme veçanërisht për Ukrainën që po përballet me sulmin e Rusisë. Është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë e rajonin, e vlerësojmë së tepërmi. Sot diskutuam shumë çështje dhe u përqendruam tek ato që po bëjmë, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për ta ndihmuar Ukrainën, ka çuar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhurat për frymë atje. Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, muajin e ardhshëm do përurojë bazën  ajrore të NATO-s në Kuçovë. Secili prej nesh ka një angazhim të hekurt që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë, sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm. Unë pashë jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë tanë afganë. Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë.”

Blinken u ndal dhe tek takimi me krerët më të lartë të drejtësisë këtë të Enjte, duke nënvizuar se reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.

“Ne do i bëjmë institucionet më llogaridhënëse, reforma nuk ka qenë e thjeshtë dhe ne do vijojmë të shohim rezultatet. Kam takuar prokurorë e gjyqtarë dhe është e rëndësishme që anëtarë të grupeve kriminale po përballen me drejtësinë. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE. Ne kemi nënshkruar memorandume mirëkuptimi dhe do ndihmojë për të mos pasur shtrembërime informacionesh. Ka një luftë informatike nga mëngjesi në mbrëmje, prandaj duhet një mënyrë efektive për ta shmangur këtë gjë. Janë trefishuar investimet amerikane në Shqipëri prej 2011-ës, ka potencial për të ndihmuar planetin tonë të përbashkët dhe ekonominë tonë. Sa i takon lidhjeve tregtare mes vendeve, ne sapo jemi kthyer nga disa takime me të rinj të programeve tonë të shkëmbimit që i bëjnë lidhjet tona akoma më të forta. Shqiptarët që studiojnë në SHBA-të.”

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju! Kjo ka qenë e vërtetë 3 dekada më parë, mbetet e njëjtë sot dhe njëjtë nesër”, përfundoi Sekretari amerikan i Shtetit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article