Partnerja e Alibeaj anëtare në shqyrtimin e çështjes së tij në gjykatë, Berisha kërkon përjashtimin

2 hours ago 25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtimin nga çështja e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e Enkelejd Alibejat. Në dokumentin e dorëzuar thuhet se gjyqtarja Xhaferllari nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Alibeajt.

Ky i fundit, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi ‘pro’ heqjes së mandatit për Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK. Në argumente shtohet se ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,” thuhet në kërkesën e Berishës.

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Read Entire Article