SKEDA/ Lobimi i LSI në SHBA, si u dhanë pagesat nga një kompani offshore…LIDHJA sërish Adrian Shatku!

2 hours ago 15

Presidenti i Partisë së Lirisë,Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK për skandalin e lobimit të SHBA dhe CEZ-DIA. Në dosjen e përpuliuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqarohet procedimi penal u bë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Halit Valteri në vitin 2022. Kështu që në mes të muajit gusht të këtij viti, SPAK mori nën hetim Ilir Metën për lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në organin e vetëdeklarimit të pasurisë, ILDKP. Hetuesit kanë shqyrtuar 2 kontrata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëra me kompaninë McKeon Group për periudhën janar dhe qershor 2017 dhe tjetra me Global Security & Innovative Strategies LLC. Për kompaninë e parë, si ndërmjetëse është përdorur kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro, me administratorin e të cilës kishte lidhje Vangjel Tavo, tashmë kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Himarës. Por po ashtu, në dosje dalin edhe emrat e Monika Kryemadhit, deputetit Petrit Vasili, Luan Ramës, ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, Elona Gurit, Muharrem Berishës, etj.

Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ndërsa SPAK gjatë hetimeve nuk del dot në një përfundim se nga janë të ardhurat e këtyre rasteve të lobingut. Dhe nuk bëhet fjalë për shifra të vogla. Sipas dosjes, bazuar në faktin se: Partia LSI për vitin 2016-2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 369.785 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania lobuese GSIS LLC. Më pas,  Partia LSI për vitin 2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 100.000 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania Dorelita Limited si ndërmjetëse e LSI-së me kompaninë lobuese McKEON Group.

Burimi i fondeve që kanë financuar kontratat e lobimit dhe konsulencës të partisë LSI, nuk është deklaruar sipas ligjit. Por në disa raste del që Adrian Shatku dhe kompania Unifi Communication Inc kanë kryer pagesa në shumën 253.285 lekë për llogari të partisë LSI me qëllim mbulimin e shpenzimeve që vijnë nga bashkëpunimi me “Global Security & Innovative Strategies LLC”.

PJESË NGA DOSJA:

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hetuar marrëdhëniet e konsulencës të lidhura me kompanitë e huaja nga Lëvizjes Socialiste për Integrim. Çështja është hapur pas kallëzimit të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Halit Valterit, i cili pretendoi se LSI kishte lidhur marrëveshje e kontrata konsilence e shërbimi në SHBA.

– Një marrëveshje e tillë anesilence-shërbimesh, është lidhur me kompaninë I.P.M. Strategic Solutions, me drejtor ekzekutiv John Moreira Marrëveshje, me Global Security and Inomative Strategies, me kompaninë McKEON GROUP INC. Me MIKBON GROUP janë lidhur në fakt dy marrëveshje, njëra nëpërmjet LSI-së dhe tjetra me ndërmjetësimin e kompanisë greke Dorelita Limited LTD. Sipas kallëzuesit, shumat monetare me të cilat janë financuar këto marreveshje janë të konsideruesshme dhe nuk janë deklaruar nga Lëvizja Socialiste në Integrim në deklarimet periodike që janë bërë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, sipas SPAK, nuk kanë reflektuar as në deklaratat periodite të pasurisë që kanë bërë Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi.

“Kjo e bën të dyshimtë origjinën e parave dhe shton dyshimet  sa personat nën hetim janë përfshinë në veprat penale të “Korrupsionit dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale,”-bën me dije SPAK.

Është bërë këqyrja e të dhënave te fages Online te FARA (Foreing Agents Registrullon Act-Departament of Justice) në varësi të Departamentit Amerikan të Drejtëisë, nga ku ka rezultuar se për periudhën gjashtë mujori i parë 2016, në faqen online të FARA-s, janë pasqyruar të dhënat për individe dhe parti politike. Në të dhënat për individët dhe partitë politikes rezulton se Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ka kërkuar shërbim me natyrë shërbimi “Lobim” me kompaninë Global Security and Innovative Strategies. Rezulton se Ilir Meta kryetar i LSI-s ka paguar për periudhën gjashtë mujore tarifën prej 123,761.19 USD. Më 24 Shkurt 2016, kompania GS15 ka paraqitur edhe marrëveshjen e datës 03 Shkurt 2016. Marrëveshja përbëhet nga gjashtë fletë është është nënshkruar për LSI-në nga nënkryetari Petrit Vasili dhe për GS15 nga Dennis Burke.

“Në bazë të marrëveshjes, LSI-ja bie dakord ti paguajë GS1S-së një tarifë majore prej 30 mijë USD. Shpenzimet e tjera shtese duke përfshirë por pa u kufizuar në udhëtimet e punës, ushqimi, akomodimi dhe shpenzimet administrative do të paguhen nga LSI-ja duke siguruar se çdo shpenzim mbi 1,000 USD duhet të miratohet paraprakisht nga LSI-ja dhe kjo e fundit nuk mbante përgjegjësi për shpenzime të tilla të pa miratuara,”-shkruhet në dosje.

Në këmbim të këtyre parave, kompania GSIS ka organizuar takime të Ilir Metaj me përfaqësues të Kongresit dhe të Senatit dhe konkretisht, në 11-16 Maj 2016 takime me Pete Sessions dhe Michale McCaul nga dhoma e përfaqësueseve, kongresmenin Robert Aderbolt, Bruce Sëartz -zëvendës asistent i Prokurorit të Përgjithshëm, kongresmenin John Katko, përfaqesues te Departamentit të Shtetit, përfaqësues të Departamentit të Agrikulturës së SHBA- së, përfagitoues të Zyrës së Tregtisë së SHBA-së si dhe kongresmenë dhe ndihmës sekretar të shtetit. Në datën 6 Qershor 2016 ka zhvilluar takim me Senatorin John Comyn. Kompanis GSIS ka deklaruar se gjatë muajit manjit Komik ka organizuar në datat 12-13 Korrik 2016, takimet e ministrit Panariti me Phil Karsting nga Departamenti | Agrikulturës dhe Robert Aderholt, kryetar i nënkomisionit Agrikulturës në Kongresin Amerikan.

Kompanis GSIS ka deklaruar se la vazhduar të këshillojë LSI-në shqiptare lidhur me marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe drejtuesit politikë. Aktivitetet kanë filluar në 12 Gusht 2016 me takimin me Mike Scandeville, Drejtor për Politikat e Ndarjes së Informationit në departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe kanë  organizuar takimin me Peter D’Amico, Këshiltar Politik për Ambasadën e SHBA-së së Tiranë. Në datën 18 Janar 2018, kanë shoqëruar kryeparlamentarin Meta se takim me Pete Sessions dhe në takimin me Matthew Palmer.

Në datën 19 Janar 2017, LSI ka transferuar për pagest fature, për llogari të “Mekon Group INC, shumën 15 mijë USD, veprim i kryer nga Luan Rama.

Në datën 31 Maj 2017, ka kaluar për pagesë fature, për llogari te “IPM Strategic Solution LLC, shumen 12 mijë USD, edhe ky veprim i kryer nga Luan Rama.

Në datën e Korrik 2017, LS1 ka transferuar për pagesë fature, për llogars se “JPM Strategic Solution LLC, shumën 12 mijë USD, veprim i kryer nga Luan Rama

Në datën 14 Qershor 2018, LSI ka transferuar për pagesë, për llogari te “Ëashington Int’l Affairs & St shumën 5 mijë e 400 USD, veprim i kryer nga Endrit Brainllari.

Në datën 14 Janar 2019, LSI ka transferuar për pagesë fature, për llogari te “JPM Strategic Sebution LLC, shumën 20 mijë USD, vepron i kryer nga Endrit Braimilari.

Në dtaën 03 Maj 2019, LSI ka transferuar për pagest fature, për llogari it “Ëashington Int’l Affairs & Sta”, shumën 945 USD, veprim i kryer nga Endrit Braimilari.

Në datën 21 Mars 2016, subjekti LSI ka tranferuar në llogarinë nr. 457021827463 1 kompanisë së lobonit Global Security & Intelligence Strategies LLC shumën 30.000 USD. Fatura ka përshkrim “Ndihmë dhe konsultim për iniciativat palidES LSI, Mars 2016.

Në datën 24 Qershor 2016, Subjekti LSI ka tranferuar në llogarinë e kompanisë së lobimit Global Security & Intelligence Strategies LLC, shumën 33.761 USD. Fatura nënshkruar nga Luan Rama, ka përshkrim “Shpenzime për maajin Maj 2016, udhëtimi në Ëashington DC”.

“Nga kontrolli i llogarive bankare të subjektit politik LSI si dhe llogarive të shtetasve Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Bdrmind Panariti dhe Petrit Vasili, nuk rezultojnë transaksione të tjera në drejtim të kompanisë Global Security & Intelligence Strategies LLC dhe kompanisë MCKeon Group INC,”-bën me dije SPAK.

Në dokumentet e përcjella nga Departamenti i Drejtësue që lidhen me marrëveshjen që Lëvizja Socialiste për Integrim ka lidhur me kompaninë GSIS, konfirmohen takimet që ka bërë Ilir Meta në muajin maj dhe qershor, si dhe takimet që ka zhvilluar Ministri Edmond Panariti. Të dhëna janë marrë edhe nga TIMS, për datat hyrëse dhe dalëse të Metës. Nga këqyrja e të dhënave të faqes Onlins FARA (Forring Agents Registration Act-Departament of Glumice) lidhur me deklarimin që kompanis MCKeon Group INC ka bërë në vitin 2017 pranët FARA- rezulton se Ilir Meta, kryetar i LSI-së, ka lidhur marrëveshje të natyrës konsultuese me MCKem Gimap. Shuma e paguar është 15,000 USD.

Po ashtu, Ilir Meta del edhe klient i “Dorelita Limited”. Në datën 3 Shtator 2024, Divizioni Kriminal pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ka përcjellë përgjigjen me shkrim të kompanisë “The McKeon Group”. “Dorelits Limited” ka angazhuar Grupin McKeon, për të kryer aktivitete politike në emër të Ilir Metës dhe se aktivitet lobuese te Grupit McKeon (12 zhvilluara në muajin Prill 2017), u kryen në mbështetje të Ilir Metës. Grupi McKeon ka sqaruar në deklaratën me shkrim se në 14 Shkurt 2017, kishte ndërprerë regjistrimin e tij në FARA në emër të LSI-së dhe lir Metës. Në datën 24 Mars 2017, Dorelita Limitet kishte angazhuar Grupin McKeon për të kryer aktivitete politike në emër të klientit të saj Ilir Meta, anëtar i LSI-st. “Dorelita” kishte prezantuar se do të kishte mundësi të përfaqësonte edhe klientë të tjerë shtesë por nuk u realizuan dhe grupi McKeon i përfundoi marrëdhëniet e tij me Dorelita Limited në Prill ose Maj 2017. Nisur nga fakti se kontrata mida Dorelita Limited dhe Grupit McKeon ka zgjatur dy muaj dhe tarifa mujore përcaktuar në kontratë ishte 50 mijë USD, arrihet në konkluzionin se Dorelita Limited ka paguar 100 mijë USD.

“Rrjedhimisht Ilir Metaj ka paguar 100 mijë USD, para të cilat nuk janë deklaruar,“-thotë SPAK.

Lidhur me marrëveshjen e konsulencës me kompanine JPM Strategic Solutions

Më 20 Tetor 2016, Unifl Communication Ino, i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transins bankare, shunte 30.000 USD.

Në 27 Dhjetor 2016, Unifl Communication Inc i ka paguar koompanisë JPM Strategic Solution LLC, sërish përmes tranfertës bankare shumën e 24 mijë dollarëve.

Në datën 10 Shkurt 2017, Unifi Communication inc i ka paguar kompanisë JR Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertave bankare, shumën 31.605,77 USD. 5.

Në datën 02 Mars 2017, Unifi Communication i ka aeguar kompanisë JP3 Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertts bankare, shumita 12.000 USD 6.

Në datën 18 Prill 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Sui Solution LLC, nëpërmjet transfertes bankare, shumên 12.000 USD.

Në datën 25 Prill 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transferts bankare, shaimën 20.000 USD.

Në datën 11 Maj 2017, Unifl Communication Inc i ka paguar kompanisë JPAf Strategic Sollation LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumtin 25.000 USD.

Në datën 02 Qershor 2017, Uni Communication Inc i ka paguar kompanisë JMP 9. Strategic Solution LLC, nipärmjet transfertës bankare, shumën 31.500 USD. 10.

Në datën 07 Qershor 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 12.000 USD.

Në datën 6 Korrik 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 12.000 USD

Në datën 23 Gusht 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 7.000 USD

Në datën 10 Gusht 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 7,000 dollarë

Në datën 16 Janar 2019, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka paguar kompanist JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet tranafertës bankare, shumën 20.000 USD

Adrian Shatku ka përfituar transferta të parave edhe në vitin 2016 dhe vitin 2017 të cilat janë depozituar fillimisht cash nga Florian Shatku dhe Florinda Shatko dhe konkretisht: Në datën 06 Maj 2016, Florinda Shatku i ka transferuar 20,000 USD; Në datën 10 Gusht 2016, Florian Shatku i ka transferuar 29,000 USD Në datën 11 Tetor 2016, Florian Shatku i ka transferuar 50,000 USD; Në datën 25 Gusht 2017, Florian Sharku i ka transferuar 25,000 USD. Për të gjitha transaksionet në shumat 100,000 USD, të ardhurat janë deklaruar se kanë patur burim punën në emigracion dhe te ardhura nga biznesi, por nga verifikimi i llogarive hankare nuk rezulton që llogaritë e Lirije dhe Florian Shatkut të jenë kredituar nga llogari jashtë vendit, ndërsa Florinda dhe Enkelejda Shatku nuk kanë pasur biznes por kanë qenë të punësuara në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. I pyetur nga SPAK për kontratat e firmosura, Petrit Vasili i cili në cilësinë e Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në datën 03 Shkurt 2016, kishte nënshkruar marrëveshjen e konsulencës me kompaninë Global Security, and Innovative Strategies (në vijim GSIS), tha se nuk e mbante mend nëse ishte bërë negocim paraprak me kompaninë. Po ashtu, shtoi se nuk e mbante mend nëse nënshkrimin e kishte bërë në Shqipërri apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rrethanat se si u lidh mantiveshja.

“Qëllimi i marreveshjes ishte ofrimi prej kompanisë GSIS i konsulencës lidhur me reformën në drejtisi kryesisht por nuk e mbante mend vlerën e kontratës dhe afatin e përfundimin të saj,”-tha në fjalën e tij Vasili.

Read Entire Article