Pas dorëheqjes nga BBVK, Blero fotografohet në Aeroportin e Prishtinës duke u larguar nga Kosova

10 months ago 29

Këngëtari i njohur Blerim Muharremi – Blero, është parë të shtunën në Aeroportin “Adem Jashari”.

Pas tërheqjes së tij të papritur nga Big Brother VIP Kosova të premten, ai së fundmi u fotografua duke u përgatitur për një udhëtim jashtë vendit.

Interpretuesi i hitit La Vida Loca”, ka zgjedhur të largohet nga Kosova në një destinacion ende të panjohur. Arsyeja e saktë e këtij largimi nuk është zyrtarisht e qartë, por fotografitë e tij në aeroport janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngritur spekulime dhe biseda mes fansave të spektaklti Big Brother VIP Kosova.

Foto: Facebook

Në deklaratën e tij për dorëheqjen nga gara e BBVK, Blero përmendi si shkak presionin psikologjik që kishte përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh” dhe nevojën për të kujdesur më mirë për veten dhe shëndetin e tij mendor.

Ky ndalesë në Aeroportin e Prishtinës mund të jetë një hap i tij drejt rivendosjes dhe rikthimit në normalitetin e jetës së tij jashtë syrit publik.

Foto: Facebook

Ndërsa largimi i tij nga spektakli e tani nga vendi ka surprizuar shumë nga ndjekësit e tij, është e qartë se Blero ka marrë një vendim të matur për të marrë kohë për vete.

Përveç Bleros, të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova u largua edhe Miss Rose. /Telegrafi/

Read Entire Article