Pas Drake, edhe reperi Kanye West shfaqet i veshur me ngjyrat dhe simbolin e flamurit shqiptar?

10 months ago 28

Reperi me famë botërore Kanye West ka arritur sërish të tërheqë vëmendjen e fansave të tij, dhe kësaj radhe ka bërë jehonë veçanërisht te adhuruesit shqiptarë.

Në një video të postuar së fundmi në llogarinë e tij të Instagramit, e cila më pas u shpërndanë edhe në Twitter, Kanye shfaqet i veshur me një palë tuta të kuqe dhe me simbolin e një shqiponje të zezë – një dizajn që ngjason me flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë që shqiponja në veshje nuk paraqet versionin tipik të atij që gjendet në flamurin kombëtar, simbolika është e mjaftueshme për të ngacmuar popullin shqiptar.

Paraqitja e Kanyet me këtë veshje ishte gjatë një mbrëmjeje me miq, ku ai po ashtu në të njëjtën kohë lajmëroi albumin e ri muzikor që pritet të dalë, publikimi i të cilit është vonuar paksa.

Ngjyrat patriotike në veshjen e West vijnë vetëm pak ditë pas një episodi të ngjashëm me reperin kanadez të famshëm, Drake, i cili u pa i veshur me një xhaketë të kuqe dhe me një stemë të zezë të shtypur në shpinë.

Kanye & Kid Cudi are back together 🥹❤️ pic.twitter.com/uevtIbZ6aO

— Donda Times (@dondatimes) December 15, 2023

Për momentin mbetet mister motivi që ka shtyrë dy nga artistët më të njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës të përkrahin me të tillë mënyra simbolikat e flamurit shqiptar.

Spekulimet variojnë nga thjeshtë një rastësi e deri të një trend i ri i modës që po përqafon elemente nga kultura shqiptare.

Foto: Kanye West/Instagram

Ndërkohë, shqiptarët janë të frymëzuar dhe kuriozë për të parë se a do të ketë më shumë ndikime shqiptare që do të gjejnë vend në botën e muzikës dhe të modës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Read Entire Article