Pas fitores me penallti të Bregut të Fildishtë u pa një burrë që doli të jetë i martuar duke ngacmuar një tifoze  – ai kërkoi falje pasi pamjet u bën virale

8 months ago 18

Bregu i Fildishtë mposhti Senegalin 5:4 pas goditjeve të penalltisë dhe përjashtoi kampionët në fuqi nga Kupa e Kombeve të Afrikës, por në qendër të vëmendjes ishte një burrë i moshuar në tribunë, i cili u kap nga kamerat duke biseduar me një vajzë.

Mes 20 mijë tifozëve në tribunat e mbushura ishte edhe një burrë në moshë të pjekur, i cili menjëherë pas penalltisë së fundit u “kap” duke i thënë diçka një vajze të re në tribunë, e cila i bëri të qartë se nuk ishte rehat dhe nuk i interesonte të bisedonte me të.

Pasi video u bë virale, u zbulua se bëhet fjalë për Anselme Santos, i cila shpjegoi se çfarë ndodhi dhe i kërkoi falje familjes së tij.

Our Uncle (🇨🇮Anselme Santos) has finally spoken.🗣

"In the euphoria, I told [the woman in the video] 'give me your number'. It wasn't mean, but she didn't want to. So I didn't insist. I would like to take this chance to apologise to my wife and my children"

Via @ActuFootAfrique pic.twitter.com/63rHfWAhHM

— George Addo Jnr (@addojunr) February 1, 2024

“Në eufori i thashë vajzës në tribunë ‘ma jep numrin tënd’. Nuk ishte e keqe, por ajo nuk donte ta bënte dhe unë nuk insistova. Do të doja të shfrytëzoja rastin për t’i kërkuar falje gruas dhe fëmijët e mi”, ka thënë Santos.

Bregu i Fildishtë do të luajë çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës të shtunën kundër Malit. /Telegrafi/

Read Entire Article