Pas shkarkimit me vendim të Kryesisë, Afrim Krasniqi i kalon detyrën Hamit Kabës

9 months ago 17

Pas shkarkimit me vendim të Kryesisë të Afrim Krasniqit, ky i fundit i ka kaluar detyrën në krye të Institutit të Historisë Hamit Kabës.

“Drejtori i ri i Institutit të Historisë është caktuar Prof. Hamit Kaba, studiues i njohur, prej 38 vitesh kërkues shkencor në Institutin e Historisë, si dhe gjatë viteve 2002-2008 shef i Departamentit të Historisë Bashkëkohore. Sot u bë kalimi administrativ i detyrës.

IH vijon aktivitetin, duke garantuar se do të vijojë angazhimet e veta profesionale në fushën e studimeve historike, si dhe ato që burojnë nga marrëveshjet me institucionet partnere brenda e jashtë vendit”, thuhet në deklaratën e Instituti i Historisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article