Pas takimeve me përfaqësuesit e OSBE, mblidhet sot Komisioni i Reformës Zgjedhore

9 months ago 5

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot në orën 11:00. Ashtu siç edhe dihet, Komision do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësuesit e OSBE ne vendin tone.

Kujtojmë se dje OSBE iu bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, -thuhet në deklaratën e OSBE.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article