Pas Uzunit, Silvinjo humb edhe portierin Berisha për miqësoren me Kilin

7 months ago 3

Pas Myrto Uzunit, edhe Etrit Berisha do të mungojë në miqësoren e së premtes, ku Shqipëria do të përballet me Kilin.

Portieri do të udhëtojë me Kombëtaren drejt Italisë këtë të enjte, megjithatë ai do mund të luajë vetëm në ndeshjen e 25 marsit ndaj Suedisë.

Berisha ka ndjerë një shqetësim dhe për këtë arsye është stërvitur në mënyrë të diferencuar, ndërsa trajneri Silvinjo ka vendosur që në sfidën e parë të skuadrës kuqezi portieri të pushojë.

Read Entire Article