Pashk Përvathi promovon librin e tij të parë “Rrugëtimi im” në Shkodër: Kam nisur punën që në vitin 2012

8 months ago 6

Piktori i njohur nga Lezha, Pashk Përvathi ka promovuar në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti” librin e tij të parë të titulluar “Rrugëtimi im”. Autori i librit tregon se punën për këtë biografi të tijën e ka nisur në vitin 2012.

Në këtë libër, autori ka përfshirë ngjarjet e jetës të pandryshuara, ndërsa tregon se pasioni për pikturën ka nisur nga një vizitë në qytetin e Shkodrës. Pashk Përvathi tregon se nuk është në planet e tij një libër i dytë.

Përvathi është autor më shumë se 40 ekspozitave personale në pikturë gjatë karrierës së tij, ndërsa këtë herë ka provuar të sjellë jetën e tij, jo përmes ngjyrave, por përmes rrëfimeve në librin e titulluar “Rrugëtimi im”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article