“Pasi u sulën me kazma ndaj shtëpisë së tyre tentuan pushimin e Kuvendit”, Spiropali për aksionin e opozitës: Si biri ashtu dhe ati pas çdo humbje thonë…

1 year ago 11

Balkanweb app Get it on Google Play

Aksionin e deputetëve të opozitës që solli bllokimin e seancës parlamentare, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se pasi u sulën me revan ndaj shtëpisë së tyre, tani tentojnë pushtimin e sallës së Kuvendit.

FOLTORJA NË TERR
Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.

Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza.
Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar.

Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa!
Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article