Pasioni për sportet ekstreme ujore/ Në Durrës rritet interesimi i të rinjve shqiptarë për të praktikuar Kitesurf dhe Windsurf

11 months ago 30
18:08 05/11/2023

Për shumë njerëz, moti i trazuar dhe me stuhi përbën problem, por jo për të rinjtë që praktikojnë sportet e Kitesurf dhe Windsurf.

Vetëm kur ka erë, natyra për ta krijon kushtet ideale për t’u stërvitur dhe zbavitur.

“Ky si sport njihet si Kitesurfing. Ne prej vitesh e aplikojmë në Shqipëri. Më shumë në Durrës, por edhe ne vende të tjera si Velipojë e Vlorë. Ne gjëmojmë erën, drejtimin dhe zgjedhim vendet më të sigurta për ta ushtruar këtë sport.”     

Elementet kryesore për ushtrimin e këtyre dy disiplinave janë përgatitja fizike dhe guximi. Për praktikuesit, ky sport është thjesht spektakolar, ndaj ftojnë këdo që ta provojë.

“Ne kemi një bregdet me rërë që është shumë i përshtatshëm për sporte ujore. Ne jemi një grup relativisht i madh prej 20-30 vetësh që jemi nga gjithë Shqipëria, por përgjithësisht jetojmë në Tiranë. Është një sport spektakolar, bëhet edhe verës edhe dimrit, mjafton të kesh veshjen e nevojshme.”  

Përveç të rinjve shqiptar, edhe shumë shtetas të huaj, vazhdimisht bëhen pjesë e këtij ekipi, siç është rasti i Aleksandrës, sportistes nga Polonia.

“Vij nga Polonia enkas për të praktikuar sportet ekstreme ujore. Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri. Ndjehem shumë e mikpritur. Më pëlqejne sportet ekstreme dhe Shqipëria ka një vijë bregdetare të mrekullueshme që na i favorizon të tilla sporte të guximshme ujore. Plazhi publik i Durrësit, Plazhi i Sektorit Rinia dhe Gjiri i Lalëzit janë disa zonat më të përshtatshme për ta zhvilluar këtë sport të guximshëm ujor.”

Gjithçka që duhet për ta praktikuar është është një bord për të lundruar, një rrip për t’u fiksuar e për t’u lidhur nëpërmjet një fibre me pjesën tjetër mbështetëse, e për të tjerat mendon natyra.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article