“PD ka nevojë për rikonceptim”, Salinaji nga Korça: Fuqia jonë vjen nga rrënjët, strukturat duhen “ushqyer” e jo “gërryer”

10 months ago 27

Deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me anëtarë të partisë demokratike në qytetin e Korçës dhe gjithë situata vjen pas zhvillimeve të fundit politike ne kryeqytet.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Salianji shprehet se sot më shumë se kurrë Partia Demokratike  ka nevojë për rikonceptim dhe bashkim.

Postimi i plotë i Salianjit në Facebook:

Korçë, me drejtuesit e seksioneve të Partisë Demokratike, luftetarë të pashembullt, që së bashku e mundëm qeverinë në zonën tonë elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021!

Forca e madhe e Partisë Demokratike janë anëtarët, simpatizantët, gendrestarët! Duke vlerësuar së pari kapacitetet e sprovuara si fitues në fushata, PD ka nevoje jetike për bashkim e më tej rinovim, rikonceptim! Burimi, themeli, zanafilla jonë, janë dhe duhet të jenë njerëzit!

Fuqia më e madhe e Partisë Demokratike janë, anëtarët, ata që kurrë nuk të lëshojnë edhe pse kanë të drejtë, më shumë se kushdo, të kritikojnë.

Fuqia e këtyre njerëzve qëndrestarë e luftarakë, buron nga energjia e rinovimit, rikonceptimit, risive të pashterueshme që duhet të ketë dhe i ka jetike sot me shumë Partia Demokratike. Fuqia jonë vjen nga rrënjët që janë strukturat e që duhen “ushqyer” e jo “grryer”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article