PD premton protesta/ Mblidhet kryesia e “Rithemelimit” për aksionin me Berishën në arrest

10 months ago 9

Për herë të parë pa Sali Berishën, kryesia e “Rithemelimit” u mblodh me porosi të tij, në drejtimin e sekretarit Flamur Noka.

Arresti në shtëpi i ish-kryeministrit ishte kryefjalë e mbledhjes së demokratëve. Në mënyrë të përsëritur, “Rithemelimi” sulmon drejtësinë dhe e cilëson vendimin e gjykatës politik.

“Skapi u pozicionua qartazi politikisht. Sot me veprimet ndaj Berishës, Skapi po vazhdon misionin politik si organizatë kriminale për të shuar opozitën. Kjo s’është drejtësi. Kjo është poshtërsi. Por ne s’do e lejojmë, do i marrim fatet në dorë sikurse bëmë para 33 viteve. Kjo është një përpjekje për të fshirë nga historia emrin e Sali Berishës dhe të PD-së”.

Në mbledhjen e kryesisë u diskutua për vazhdimësinë e aksionit opozitar, teksa u paralajmëruan protesta.

“Ne kemi për detyrë të ngrihemi në mosbindje civile, jo vetëm për Sali Berishës por edhe për Sali Berishën. Jo vetëm për veten por edhe për veten”.

Mirëpo veç thirrjeve nuk ka një vendimmarrje konkrete të partisë për organizime të mëtejshme. Deri më tani, selinë e kanë zhvendosur te pallati ku jeton Berisha.

Top Channel

Read Entire Article