PD: Varfëria, kequshqyerja e fëmijëve, pabarazia dhe rritja e çmimeve, ja pse duhet të protestoni më 11 korrik

3 months ago 6

Partia Demokratike, teksa kujton se më 11 korrik është protesta e radhës kombëtare, fton qytetarët që të marrin pjesë. Përmes një mesazhi për mediat këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, theksoi se “Sipas statistikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer.

Çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite.”.

DEKLARATA E TELITIT
Të nderuar qytetarë!
Opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen ju, ne, familjeve tona dhe të ardhmes së vendit. Ekonomia familjare, ekonomia juaj dhe e vendit në këto 11 vite, të Edi Ramës dhe keq-qeverisjes së tij ka lënguar. 1/3 e popullatës u largua nga vendi, duke ndarë familjet për së gjalli.
Sipas statistikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer. Çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite. Prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që flen në sirtarët e Parlamentit.
Shqiptarët paguajnë prej vitesh çmimin e rritur të energjisë dhe ujit. Prej vitesh paguajmë edhe “taksën Rama” mbi karburantin, e cila na kushton 240 lekë të vjetra për cdo litër që konsumojmë.
Edi Rama dhe qeveria e tij, tradhëtuan rininë dhe çiftet e reja, të cilët sot nuk kanë pothuajse asnjë mundësi të blejnë një banesë për strehim, pasi çmimet e rritura disa fish të apartamenteve, si pasojë e parave të krimit, drogës dhe korrupsionit, e kanë nxjerrë këtë sektor nga binarët normal të zhvillimit.
Edi Rama dhe qeveria e tij vranë konkurrencen e lire e të ndershme, duke larguar investitorët e huaj. Edi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm tradhëtuan sipërmarrjen, por i shpallën luftë të hapur. Me rritjen e taksave e tatimeve, Shqipëria prej 11 vitesh është vendi me barrën fiskale më të lartë në rajon, duke e pamundësuar zhvillimin e biznesit, shpeshherë duke i çuar drejt falimentit.
Varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë qe qeveria jeton në një tjetër botë. Shpërdorimet e fondeve publike për lukse, udhëtime luksoze me chartera private, tendera multimilionëshe pa garë e të porositura, kontrata koncesionare PPP abuzime dhe korruptive, kanë qenë dhe janë të vetmet të cilat marrin vemendjen e plotë të qeverisë.
Të dashur qytetarë duhet thënë NDAL!
Ndal abuzimit, ndal klientelizmit, ndal korrupsionit, ndal taksimit mbytës, ndal braktisjes së njerëzve në nevojë, ndal çdo praktikë që përkeqëson jetesën e çdo shqiptari.
I bëj thirrje çdo shqiptari që e ka pësuar nga keqqeveisja, që është braktisur, që paguan shumë taksa e merr pak shërbime, të bëhemi bashkë më 11 korrik ora 20.00 para KM.
Të bashkuar në betejën për të sotmen e të ardhmen, të protestojmë babëzitë dhe marrëzitë e Edi Ramës. Të kërkojmë qeveri teknike, dhe nëpërmjet saj zgjedhje të lira e të ndershme.
O SOT O KURRE!
Ju faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article