Peja vazhdon të shkëlqejë, mposht edhe Bashkimin

11 months ago 6

Peja ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë përballje të zhvilluara në Prince Caffe Superligë.

Reklama

Verdhezinjtë kanë mundur Bashkimin me shifrat 91:83 (16:20, 23:12, 25:22, 27:29).

Më i dalluari te Peja sërish ishte Justin Davis me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.

Te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 11 kërcime, Isiah Umipig me 29 pikë dhe Grant Lozoya me 24 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Peja ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, njëherësh skuadra e vetme pa humbje, kurse Bashkimi numëron tri fitore e katër humbje.

Read Entire Article