Penalltia për PSG-në tërboi botën e futbollit, legjendat të indinjuar nga vendimi i gjyqtarit

10 months ago 7

Mbrëmë (e mërkurë) në Parkun e Princave u zhvillua një dramë e vërtetë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Newcastle (1-1), e cila mund të japë shumë përgjigje kur bëhet fjalë për kalimin në fazën tjetër nga “grupi i vdekjes” së bashku me liderin Borussia Dortmund.

PSG tani ka shtatë pikë para xhiros së fundit, ndërsa Newcastle dhe Milan kanë nga pesë, por e gjithë kjo mund të ishte ndryshe nëse parisienët nuk do të kishin shpëtuar nga një tjetër humbje mbrëmë në minutën e tetë shtesë.

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë e cila shkaktoi polemika të mëdha dhe radhët e klubit anglez janë tërbuar.

Domethënë, gjyqtari Szymon Marciniak fillimisht e injoroi situatën në zonën e rreptësisë së Newcastle, por më pas ndërhyri VAR-i, kështu që polaku pas rishikimit të videos akordoi një penallti, duke gjykuar se për dënimin më të rëndë mjaftoi prekja me dorë e Tino Livrament.

Topi, siç shihej, kërceu nga gjoksi deri në bërryl.

Legjenda të shumta të futbollit ndanë publikisht edhe zhgënjimin e tyre.

Do me a fucking favour man. What a load of shit. #VAR

— Alan Shearer (@alanshearer) November 28, 2023

“Më bëj një nder. Çfarë m***…”, ka shkruar Alan Shearer, ndërsa Michael Owen shtoi: “Kjo theu zemrat e lojtarëve të Newcastle dhe ata patën një paraqitje kaq të mirë. Asnjëherë në një milion vjet nuk ka ndodhur të ishte një penallti. Jemi më larg se kurrë nga zbatimi i qëndrueshmërisë në rregullin e prekjes së topit me dorë”.

I njëjti ishte edhe Gary Lineker, i cili e quajti vendimin për të qeshur, por nuk do t’i ndihmojë shumë Neëcastlet, i cili do të kërkojë rrugën për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në raundin e fundit kundër Milanit në shtëpi. /Telegrafi/

Heartbreaking for @NUFC. Such a good performance. Never in a million years is that a penalty. We are further away from applying consistency to the handball rule than we’ve ever been. @ChampionsLeague

— Michael Owen (@themichaelowen) November 28, 2023

How on earth is that a penalty for PSG. Ludicrous!

— Gary Lineker (@GaryLineker) November 28, 2023

Read Entire Article