Një pengmarrje është regjistruar në Tiranë, ku babai dhe dy persona të tjerë mësohet se kanë marrë peng ish-të dashurin e vajzës.
Babai dhe dy bashkëpunëtorët e kanë marrë në mjet 22-vjeçarin nga një lokal dhe e kanë dërguar në Shëngjergj. Në këtë fshat, ai është dhunuar fizikisht. Efektivët e Komisariatit numër 1, pas ngjarjes, kanë arrestuar autorët.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, njoftoi policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb