Pep befason për të ardhmen

10 months ago 10
14:20 07/12/2023

Pep Guardiola bëri një deklarate befasuese duke thënë se do të ‘tërhiqet’ nga drejtimi nëse Manchester City fiton sërish tripletë titujsh në këtë sezon.

Kontrata e spanjollit me “Cityzens” që vjet fituan Premier Ligën, FA Cup dhe Ligën e Kampioneve përfundon në verën e 2025, por nëse suksesi përsëritet sërish, ai do të largohet më parë nga stoli.

City u bë klubi i dytë anglez që fitoi tripletë titujsh pas rivalëve të Man United.

“Nëse fitojmë tripletën në këtë sezon, unë do të tërhiqem! Kjo është e sigurt!  E di që është jashtëzakonisht e vështirë! Se në Angli ka pasur ekipe të jashtëzakonshme vetëm ne dhe United i Sir Alex Ferguson e kanë arritur”.

E ardhmja e Guardiolës është e paqartë, ndërsa në Angli janë të shumtë njerëzit që besojnë se ai do të largohet kur t’i përfundojë kontrata aktuale me Sitin

Pas sukseseve të arritura në Spanjë dhe Gjermani si trajner, kampionatet e vetme ku Pep nuk ka drejtuar një ekip janë në Itali dhe Francë.

Por për Cityzens do të jetë e vështirë që të fitojë titullin kampion në këtë sezon, ndërsa aktualisht gjendet në vend të katërt me 30 pikë, 6 më pak se sa kryesuesit e Arsenalit.

Me humbjen ndaj Aston Vilës ata shkojnë në 4 takime radhazi në kampionat pa fitore.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article