Për herë të parë opozita në aksion pa Berishën, ish-kryeministri: Ditë beteje në Parlament, sot jemi në këmbë më shumë se kurrë!

9 months ago 37

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur komunikimin e radhës nga dritarja e banesës me simpatizantët e tij, ashtu si ditët e kaluara.

Duke komentuar zhvillimet e para disa orëve në Parlament, Berisha u shpreh se sot ishte një ditë beteje në Kuvend dhe se opozita sot është më në këmbë se kurrë.

“Sot ishte një ditë beteje në Parlament, një ditë beteje këtu në rrugën e shpresës. Opozita e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies shqiptare, Edi Ramës dhe regjimit të tij, sot është më në këmbë se kurrë.

I tmerruar nga Sali Berisha, Rama urdhëron mercenarët e tij në KQZ dhe gjykata të mos regjistrojnë emrin e tij në fletën e votimit, që të rrëmbejnë logon dhe emrin e PD-së, urdhëron që të ndërpresin çdo financim për kandidatët tanë e megjithatë opozita mori 600 mijë vota. Kjo e tmerroi Edi Ramën”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article