Përballja në Champions, Zekiç nuk kërkon alibi

1 year ago 34
Reklamë
17:37 04/07/2023

“Skuadra duhet të jetë konkurruese”

Nuk e ka skuadrën gati, ashtu siç do të kishte dashur për të luajtur në Europë, por trajneri i ri i Partizanit, Zoran Zekiç nuk justifikohet dhe as kërkon alibi. Kroati kërkon nga skuadra që të besojë tek puna e bërë deri tani.

“Edhe nëse nuk e ke cilësinë e nevojshme, duhet të tregosh energji, duhet të jesh kompakt, duhet të vraposh, lojtarët të ndihmojnë njëri-tjetrin sepse futbolli ndonjëherë është shumë i thjeshtë e ndonjëherë tjetër duhet filozofi. Ne e kemi parë Bate Borisov në 3 ndeshje. Është ekip shumë serioz, shumë kompakt. Duhet të mendojmë për formën tonë dhe konkurrencën që do të tregojmë në këto ndeshje pa asnjë justifikim.”

E në fakt, trajneri e ka një ide se si duhet të përballet me bjellorusët.

“Në duhet të jemi të ngjeshur në 30 apo 35 metra nga porta jonë. Duhet të luajmë si ekip. Nëse luajmë si individë, atëherë nuk do të jetë mirë për ne. Mendoj se duke ndryshuar diçka dhe duke luajtur me më shumë disiplinë, atëherë ne do të kemi shanset tona.”

Por sa përcaktuese do të jetë ndeshja e parë që luhet në Air Albania?

“Janë dy ndeshje. Të dyja do të nisin me rezultatin 0-0. Duhet të mbrojmë dhe të përpiqemi të shënojmë gola. Në Europë duhet të jesh shumë serioz pasi një gabim i vogël do të kushtojë shumë shtrenjtë.”

Më 11 Korrik në Air Albania do të luhet ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet në Hungari pasi UEFA i ka ndaluar klubet dhe përfaqësuesen e Biellorusisë të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare në shtetin e tyre.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article