Përballje kreu në Premier League

10 months ago 53
23:26 24/11/2023

City i Guardiolës sfidon Liverpool e Klopp, spanjolli: Rivaliteti më ka bërë të suksesshëm

Përballje spektakolare premton java e 13-të në Premier League angleze. Të gjithë sytë do të jenë të fokusuar në ‘Etihad Stadium’ aty ku luhet edhe kreu i renditjes. Manchester City pret Liverpool-in në një 90 minutësh ku në sfidë direkte janë edhe dy trajnerët, Pep Guardiola dhe Jurgen Kloop.

Rivaliteti Klopp-Guardiola është gjithashtu i rrënjosur në rekorde. 28 duelet mes tyre kanë prodhuar spektakël dhe gola, teksa kryeson gjermani me 12 fitore, ndërsa Guardiola ka fituar 11.

“Ai më bëri më të mirë mua, kjo është diçka që ndodh kur je i përfshirë në këtë punë për shumë vite. Ka pasur ndeshje të mira për të dy ne, një çasje pozitive dhe gjithmonë tërheqëse. Ai më bëri mua një trajner më të mirë përmes skuadrave të tij dhe gjithashtu, mënyra se si luajmë është e mirë me tranzicionet, vrapimet, ata janë një skuadër fantastike e nivelit të lartë, padyshim”

I motivuar për të dhënë maksimumin u shfaq edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

“Do përballemi me ekipin më të fortë në botë. Ata janë shumë të fortë, asgjë nuk mund t’i bëjë ata më të dobët. Nëse nuk i lejojmë për të dalë në lojën e tyre mund të kemi një shans. Ndjej se jemi pak më afër këtë sezon, por ne duhet të fitojmë betejat vendimtare në fushë. Është ndeshja më e vështirë që mund të luash prej vitesh. Tifozët do të vendosin rivalin, por nga pikëpamja e futbollit na duhej kohë për t’u bërë rival në fushë me ta”.

Manchester City synon të thellojë distancat në krye, teksa në rast se ndodh një gjë e tillë do të zgjerohej seria e fitoreve në shtëpi. Momentalisht, City ka fituar 23 ndeshje radhazi në të gjithë kompeticionet, me rekordin  që mbahet nga Sunderland me 24.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article