Përballje vendimtare me Lecce, Inter synon “arratisjen” drejt titullit

6 months ago 9
Reklamë
22:15 23/02/2024

Përballje me Lecce është vendimtare për Interin në rrugën drejt titullit kampion. Zikaltërit shpresojnë tek një rezultat pozitiv për të mbajtur sa më larg rivalët, ndërsa në këtë 90 minutësh, Lautaro Martinez synon tre rekorde personale. Ylli argjentinas është golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 20 gola në 22 ndeshje. Goli i radhës në Serie A, do të jetë i 100-ti për të, pasi deri më tani “El Toro” ka shënuar 99 gola në 195 ndeshje në elitën e futbollit italian.

Megjithatë, ka edhe dy objektiva të tjera që Lautaro mund t’i përmbushë këtë sezon. Njëri është një rekord personal pasi 26-vjeçari nuk ka shënuar kurrë më shumë se 21 gola në një sezon të vetëm në Serie A.  Së fundmi, Lautaro mund të bëhet lojtari më produktiv ndonjëherë në një sezon të vetëm në Serie A, por për të arritur këtë objektiv, ai duhet të mposhtë rekordin e Gonzalo Higuain dhe Ciro Immobile me 36 gola. Me 14 ndeshje deri në fund, argjentinasi mund ta përmbush këtë rekord, pasi duhet të shënojë mesatarisht më shumë se një gol në çdo 90 minutësh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article