Përdhunoi një shqiptare, Brazili krijon precedentë duke marrë vendimin historik për Robinhon

7 months ago 2

Gjykata braziliane krijoi një precedent dhe dënoi futbollistin legjendar Robinho edhe pse krimin e kreu në Itali dhe u bë personi i parë në historinë e Brazilit që shkon në burg për shkak të një dënimi në një vend tjetër.

Futbollisti që veshi 100 herë fanellën e Brazilit u dënua me nëntë vjet burg në Itali në vitin 2022, pasi më 22 janar 2013, së bashku me mikun e tij Ricardo Falco dhe katër persona të tjerë të paidentifikuar, dhunuan një shqiptare, e cila ishte duke festuar ditëlindjen e saj të 23-të në një klub nate në Milano, në klubin Sio Cafe.

Para dënimit, Robinho iku në Brazil për të shmangur dënimin, sepse ligjet braziliane nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të tij.

Italia i kërkoi Brazilit vitin e kaluar që Robinho të vuante dënimin në atdheun e tij dhe dje (e mërkurë) Gjykata e Lartë Braziliane e Drejtësisë (STJ) mori një vendim që Robinho duhet të arrestohet dhe të vuajë dënimin në Brazil.

Kështu, ish-ylli i Real Madridit dhe Milanit do të bëhet i dënuari i parë që do të kryejë dënimin e tij në Brazil, edhe pse është shqiptuar jashtë vendit.

BREAKING 🚨

Ex-Man City star Robinho ‘will serve nine-year jail term’ over gang rape of woman in Italy in 2017

Read more 👇

— Mail Sport (@MailSport) March 21, 2024

Nëntë nga 11 gjyqtarë votuan për dënimin, duke përmendur se nuk donin të shpërthente një skandal diplomatik midis Brazilit dhe Italisë.

Avokati i Robinhos, Jose Eduardo Alckmin, ka bërë një ankesë në Gjykatën e Lartë të Brazilit, dhe ka theksuar se do të kërkojë që i gjithë procesi të përsëritet pasi beson se Gjykata e Lartë e Drejtësisë ka shkelur sovranitetin e Brazilit me këtë vendim. /Telegrafi/

Read Entire Article