“Sovraniteti i Kosovës nuk preket”, DASH kundër projektligjit të Serbisë për juridiksionin gjyqësor

3 hours ago 26

Në një reagim për Radio Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën  “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

“Ne përsërisim mbështetjen e Qeverisë amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj”, thuhet në deklartën e DASH

Uashingtoni theksoi  se dialogu për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit , që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka zhvilluar zgjidhje praktike që promovojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës, përfshirë serbët që jetojnë në veri.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë, pa vonesa, zotimet që kanë bërë në Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të raporteve, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe”, thuhet në deklartën e DASH.

Një ditë më herët, BE-ja kritikoi Serbinë për ligjin e miratuar që synon ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim  më 28 tetor  parashikon gjykim për të gjitha krimet ,të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në  vitin 2008. /vizionplus.tv

Read Entire Article