Përfundon mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi, ja skenari që do ndiqet për Komisionin e Reformës Zgjedhore

8 months ago 6

Përfundon mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi.

Gazetari Osman Stafa në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, zbuloi skenarin që do të përdoret nga deputetët e opozitës në mbledhjen e radhës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, që do të zhvillohet të premten, 26 janar.

Stafa u shpreh se deputetët e opozitës vendosën bllokimin e mbledhjes.

“Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e deputetëve në kryesinë e Kuvendit. Është një mbledhje ku është diskutuar në lidhje me procesin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, është marrë vendimi që të premten, do të bllokohet sërish nga deputetë e opozitës të cilët vazhdojnë kërkesat e tyre. Opozita kërkon që bashkëkryetari të jetë Oerd Bylykbashi, kërkesë kjo e shprehur më herët, por e refuzuar nga PS. Jemi në pritje të një deklarate të Flamur Nokës”, raportoi ‘live’ gazetari Stafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article