Përfundon mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi, Noka: Diskutuam si të intensifikojmë aksionin, s’kemi asnjë zë kundër!

9 months ago 8

Ka përfunduar mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi.

“Ky këtu është kryetar i gjykatës së Lartë. Drejtësia e re drejtohet nga pionieret e Enverit, Shikojeni edhe këtë tjetrën duke vënë kurora në festën e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Përveç skapit të partisë, nuk kanë as turp të fshihen e të maskohen por dalin ashiqare vegla të partisë. Ka një vendim të KLGJ, që miraton kotin e Etikës të firmosur nga kruetarja dhe në nen citohet që gjyqtari duhet t’i shmanget sjelljeve si e angazhuar politikisht. Ky është regjimi dhe drejtësi e re është vegël e regjimit. Në bazë të kodit të Etikës, zonja kryetare që e ka firmosur këtë, duhet që të hetohet dhe të marrin masa.  U diskutua sesi duhet ta përshkallëzojmë këtë aksion, në terren jo vetëm në Kuvend. Strategjia e deputetëve të opozitës ishte si të gjejmë forma si ta intensifikojë aksionin tonë në bazë, Asnjë zë kundër nuk është. Opozita do ti kundërpërgjigjet.”-tha Noka.

“Duke pasur parasysh deklaratën e djeshme të OSBE ku theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe caktohen 4 prioritete që do duhet të ketë reforma zgjedhore, elimini i blerjes së votës, intimidim e votuesve dhe duke mbajtur në konsideratat rezolutën ku theksohet nevoja për gjithëpërfshirëseje por një përfaqësim të vërtetë të opozitë, ka vendosur të ridërgojë edhe njëherë duke shpjeguar gatishmërinë kushtetuese, të vullnetit të shumicës dërrmuese të deputetëve të opozitës në komisionin bipartizan. Tradita është që opozita dhe maxhoranca, vullneti i njërës palë nuk mund t’i vendoset palës tjetër. Një tjetër fasadë e atyre që bllokuan reformën zgjedhore”-tha Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article