Përfundon mes kaosit seanca plenare/ Deputetët e opozitës grumbullojnë karriget në foltore, ndezin tymuese

1 year ago 7

Deputetët e opozitës grumbullojnë sërish karriget e Kuvendit.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

Ndërsa është krijuar situatë e pazakontë në Kuvend, deputeti Saimir Korreshi ka ndezur tymuese në sallë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet live në faqen e tij në Facebook, ndërsa ndodhet brenda godinës së Kuvendit.

Berisha: Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin parlamentar të investitorit strategjik. Këmbanat bien për ju, më dëgjoni, kjo është situata në parlament, prapa këtij grumbulli të shihni rrënojën e vërtetë.

Balla: Mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm.

Ina Zhupa: Jeni kamikazë, u keni vënë bomba parlamentit.

Felaj: Po shkoni si dele qorre pas një njeriu të vetëm.

Top Channel

Read Entire Article