Përfundon mes kaosit seanca plenare/ Deputetët e opozitës grumbulluan karriget në foltore, ndezën tymuese

1 year ago 7

Seanca plenare e kësaj të enjteje zgjati rreth 20 minuta dhe u mbyll mes kaosit dhe tymueseve.

Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget e Kuvendit dhe ndezën tymueset me qëllim bllokimin e seancës.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore dhe mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

Ndërsa është krijuar situatë e pazakontë në Kuvend, deputetët kanë ndezur tymuese në sallë.

Deputetët janë përfshirë edhe në debate mes tyre, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla drejtoi seancën.

Sali Berisha: Këmbanat bien për ju, më dëgjoni, kjo është situata në parlament, prapa këtij grumbulli të shihni rrënojën e vërtetë.

Berisha-Ballës: Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg. Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat. Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg. Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës. Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë. Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë! Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it. Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in. Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.

Taulant Balla: Mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm.

Ina Zhupa: Jeni kamikazë, u keni vënë bomba parlamentit.

Ermonela Felaj: Po shkoni si dele qorre pas një njeriu të vetëm.

Top Channel

Read Entire Article