Vëmendja ndërkombëtare ndaj Ukrainës po zbehet dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile në vend po normalizohen, ka paralajmëruar një organizatë e madhe bamirësie.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha se po përgatitet për më pak donacione për operacionet e tij në Ukrainë ndërsa konflikti vazhdon.
Organizata bamirëse mori 40 milion dollarë në fonde për operacionet në Ukrainë vitin e kaluar, por deri më tani në 2023 ajo ka marrë pothuajse më pak se gjysmën e tyre.
Pavarësisht kësaj, David Miliband, president dhe shef ekzekutiv i IRC, tha se nuk ka pasur reduktim të nevojës për ndihmë.
“Ne e dimë se vdekjet e civilëve vazhdojnë të jenë të larta. Nivelet e zhvendosjes së brendshme vazhdojnë të jenë rekord; nivelet e refugjatëve janë vërtet shumë të larta”, tha ai.
Top Channel