Përgjimet e SKY/ Shtyhet me 1 orë seanca gjyqësore për grupin e trafikut të drogës

10 months ago 22

Shtyhet me një orë seanca gjyqësore në lidhje me grupin e trafikut që u zbulua falë përgjimeve të SKY, ku mes të arrestuarve janë zyrtare policie si dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se GJKKO shtyhu seancën pasi avokatët të njiheshin me aktet e dosjes në fjalë. Kujtojmë se SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article