Përjashtimi i Gazment Bardhit, Berisha replika në distancë me PD-në zyrtare: Basha, i marrë peng nga qeveria

1 year ago 35

Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha, Gazment Bardhit nga anëtarësia e PD-së, me vendim të Kryesisë.

Në një prononcim për mediet nga selia e Kuvendit, Berisha u shpreh se me vendimin e marrë, Basha tregoi se është i marrë peng nga qeveria.

“Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veç se lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë, rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri”- tha Basha.

Mirëpo, për PD-në zyrtare bashkëpunimi i Berishës me Bardhin nuk bazohet në parime, por vetëm përfitime. Zëdhënesia e PD, Mirela Karabina deklaron se oportunizmi i Gazment Bardhit është i turpshëm.

“Parimet e një personi testohen në kohë krize, jo kur gjithçka shkon mirë. Vetëm përballë vështirësvie mund të kuptojmë nëse veprohet për parime apo për opotunizëm. Bardhi zgjodhi oportunizmin. Të bashkëpunosh me një non grata, vetëm për përfitime politike, është e turpshme!”- shkruan Karabina.

Top Channel

Read Entire Article