Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate për përjashtimin e 8 deputetëve të PD-së 10 ditë nga Kuvendi.
Gjekmarkaj i drejtohet PS-së: Dështuat me “Shqipëria që duam” po kërkoni “opozitën që duam”.
Tabaku: Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste
Gjekmarkaj: Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik.
Tabaku: Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste.
Top Channel