Përjashtohet babai i vëllezërve Shpendi

9 months ago 28
18:18 09/01/2024

Nuk do të shkelë për 3 vite në stadiumet italiane

Liman Shpendi do t’i ndjekë ndeshjet e djemve të tij Cristian e Stiven për 3 vite vetëm nga televizori, pasi nuk mund të shkelë në asnjë stadium në Itali.

Sulmi në drejtim të portierit të Olbia, Filippo Rinaldi më 7 Janar në stadiumin Manuzzi solli këtë masë nga kuestura e Forli-Cesena.

Shkak u bë një ndërhyrje e Rinaldi ndaj Cristian që e detyroi sulmuesin e Cesena të largohej nga fusha.

Kjo solli zemërimin e babait, i cili hyri në fushë pa e menduar gjatë. Filippo Rinaldi nuk e ka denoncuar, duke i shmangur problemet me drejtësinë.

Liman Shpendi një ditë pas ngjarjes kërkoi falje publike në një deklaratë për Rai Emilia Romagna.

Vëllezërit Cristian e Stiven Shpendi, të cilët aktivizohen respektivisht me Cesena dhe Empoli janë pjesë edhe e Kombëtares Shpresa.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article