“Përjetësisht me ty”/ Njoftim për anëtarët, TKZ gati për Suedi-Shqipëri

6 months ago 13

Tifozat Kuq e Zi janë gati për ndeshjen Suedi-Shqipëri. Ultrasit e Kombëtares do të jenë të shumtë në “Friends Arena” të Stokholmit.

Stërvitja e fundit e ekipit kombëtar gjatë së dielës në mbrëmje, u shoqërua me një flamur gjigant kuqezi, ndërkohë që surpriza do të ketë edhe gjatë ndeshjes.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ lajmëron anëtarët në lidhje me vendtakimin dhe orarin e marshimit drejt stadiumit.

“Të dashur anëtarë,

Vendtakimi i sotëm përpara ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri në Stokholm do të jetë në katin e tretë të “OLEARYS – MALL OF SCANDINAVIA.” në adresën:

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 13:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet rreth orës 17:45.

Gjithashtu kemi bërë të mundur që pas ndeshjes të vazhdojmë tek i njëjti lokal pasi do të qëndrojë hapur për ne deri në orën 23:00.

Përjetësisht me ty Shqipëri!

1 Komb 1 Kombëtare! TKZ On Tour”.

Suedi-Shqipëri do të transmetohet live në SuperSport 2 (19:00).

Read Entire Article