Rruga nacionale nga Shupenza për në Maqellarë të Dibrës është kthyer në gjendje të degraduar.
Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se ky segment rrugor është pjesë e kontratës B të mirëmbajtjes së rrugëve të Rajonit Qëndror e Verilindor që përshihet në rrugën nacionale Skuraj – Peshkopi.
Por me ndërtimin e rrugës së Arbrit e cila kalon nga Gjorica, rruga e Shupenzës është lënë në mëshirë të fatit. Kështu e komentojnë drejtuesit e mjeteve të cilët akuzojnë firmën se pastron vetëm ferrat, ndërsa lë kanalet kulluese anësore të bllokuara.
Si pasojë e kësaj të fundit rruga përmbytet nga uji vaditës, por edhe nga ujërat e shiut sa herë ka reshje. Ata kërkojnë që të zbatohet kontrata e mirëmbajtjes dhe kjo rrugë të mirëmbahet ashtu siç duhet me pastrim të kanaleve dhe mbushjen e gropave.
Sipas specialistëve, prania e ujit në rrugë jo vetëm që dëmton asfaltin, por është edhe burim aksidenti për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
(d.xh-Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb