Përplasi makinën me kamionin në aksin “Librazhd-Elbasan”, arrestohet 20-vjeçari

9 months ago 20

Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi shkaktoi një aksident në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

I riu goditi me automjetin e tij një kamion, ndërsa si pasojë e aksidentit mbeti i dëmtuar vetë 20- vjeçari dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur kamionin që drejtohej nga shtetasi G. T., 46 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi A. T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article