Përplasja me policinë/ Një pensionist bie përtokë, tjetri tenton të kalojë rrethimin e Parlamentit, çfarë po ndodh para nisjes së seancës

1 year ago 10

Pensionistë dhe ish-minatorë kanë dalë sot në protestë para ambienteve të Parlamentit, ku nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e policisë.

Një prej tyre papritur është ndjerë keq dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është shprehur se ka probleme me zemrën dhe diabetin.

Një tjetër prej tyre i është drejtuar Parlamentit me një megafon, por është ndaluar nga një efektiv i policisë, i cili e ka tërhequr pas.

https://youtube.com/watch?v=BTSpCkh4WMY%3Fsi%3DEOWWaetV5hzLrw3V

Mes tyre ka pasur konfrontime verbale, ku pensionistët kanë kërkuar të “mos preken me dorë”, nga forcat e rendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article