Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i gazetares Klodiana Lala, zbardh detaje mbi konfliktin e përgjakshëm mes dy fiseve, Qukaj e Prroj, që jo vetëm kishin një marrëdhënie biznesi, por edhe një miqësi të fortë, aq sa pagëzonin fëmijët e njëri tjetrit.
Dosja Hetimore
Pjesëtarë të familjes Qukaj kanë tendencë të vazhdueshme për t’u hakmarrë ndaj familjes Prroj për vrasjen e shtetasve Marije dhe Kolë Qukaj, të ndodhur më datë 14 Qershor 2012.
Gjergj dhe Martin Qukaj janë dy nga personat e dyshuar të kësaj familje, si të interesuar për t’u hakmarrë ndaj familjes Prroj.
Në këtë vazhdë të ngjarjeve, më herët, më datë 11 Gusht 2011, rezulton se është plagosur me thikë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Xhan, shtetasi Tonin Rripa.
Ku autor i ndaluar për këtë ngjarje është shtetasi Lekë Qukaj, të cilit në atë kohë i janë gjetur 1 automatik dhe lëndë narkotike cannabis sativa, si edhe djali i Martinit dhe Nik Lami dhëndrri i tij.
Por pasi këta shtetas janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, ata janë liruar nga policia.
Ky nuk ishte episodi i vetëm, ku këto dy fise marrin në dorë skenën e fshatit dhe kthehen në protagonistë të ngjarjeve kriminale, pasi sërish në një tjetër ngjarje i plagosur mbetet një tjetër pjesëtar i fisit Prroj.
Edhe këtë herë dyshimet bien mbi anëtarët e familjes Qukaj, që duket se nuk kanë të ndalur në goditjen e tyre ndaj fisit Prroj.
Në këtë rast punët duket se janë ngatërruar edhe ca më keq dhe në qendër të konfliktit, duket se është një marrëdhënie jashtëmartesore.
Dosja Hetimore
Në një tjetër ngjarje, Valentin Mali, kushëri me shtetasin Ndoj Prroj, mësohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.
Sipas të gjitha dyshimeve, autorë i kësaj ngjarje është një nga djemtë e Martin Qukaj dhe motivi në këtë rast dyshohet për marrëdhënie jashtëmartesore.
Po për t’iu kthyer edhe njëherë vrasjes së Marije dhe Kolë Qukaj, pjesëtarë të familjes së viktimave kanë deklaruar se autorët të dyshuar të vrasjes së të afërmve të tyre, janë shtetasit Vladimir Ndoj Prroj dhe Arjan Nikë Prroj. Këtë vrasje ata e kryen në formë hakmarrje për ekzekutimin e njeriut të tyre Ndoj Prroj.
Edhe pse nga policia e Shkodrës u vu në kërkim të autorëve dhe të makinës me të cilën ata lëvizën ditën e krimit, kërkimet rezultuan të dështuara.
Dosja Hetimore
Nga strukturat e policisë Shkodër është kontrolluar zona e Dukagjinit, Pult, Shosh, Shalë ku mendohet se kanë lëvizur autorët e dyshuar me automjetin e tyre dhe nuk është arritur të gjenden. Fuoristrada që përdoret nga Arjan Prroj e cila është mjeti që dyshohet se kanë udhëtuar autorët e vrasjes nuk është gjetur. Po kështu në kërkim janë shpallur në shtetasit Vladimir, Aleksander dhe Arjan Prroj.
Të pyetur nga policia, familjarë të fisit Prroj treguan se ata kishin marrëdhënie shumë të afërta me fisin Qukaj, madje kishin marrë pjesë edhe në pagëzimet e fëmijëve të tyre.
Dedë Prroj tha për grupin hetues, se kishte qenë kumbari i fëmijëve të Kolë Qukaj.
Deri në ditën që këta të fundit kthyen armët ndaj familjes së tij dhe i lanë të vrarë, djalin Ndoj Prroj, më datë 7 Korrik 2010.
Dosja Hetimore
Gjatë marrjes në pyetje, Dedë Voc Prroj tha ndër të tjera se me shtetasin Kolë Qukaj, i cili mbëti i vrarë bashkë me mbesën e tij Marijen më datë 14 Qershor 2012, ai ka qënë kumbari deri ditën që dy djemtë e tij, Lazri dhe Gjergji, si dhe Lekë Martin Qukaj kryen vrasjen e djatit të tij Ndoj Prrojt më datë 7 Korrik 2010.
Dedë Prroj, rrëfeu se pas vrasjes së djalit të tij në oborrin e banesës, ai i dha besë tre ditë familjes Qukaj dhe pas përfundimit të këtij afati, midis tyre nuk ka pasur më besë, por vetëm pushkë.
Dosja Hetimore
Dedë Prroj thotë se pas vrasjes së djalit të tij Ndoj Prrok, ai i ka dhënë tre ditë besë familjes Qukaj. Por pas kalimit të këtij afati ato nuk kanë patur më besë. Pjestarë të familjes së tij, thonë se Nik Prroj jeton së bashku me gruan dhe tre djemtë në Itali. Dhe se në banesën e Nikës banon një person nga Shllaku së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.
Më tej Dedë Prroj tha se vëllai i tij Nik Përroj nuk ndodhet në Shqipëri. Dhe se është larguar në drejtim të Italisë bashkë me djalin e tij.
Ndoshta një alibi për të hequr dyshimet se ishin ata autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Kir.
Dedë Prroj
Nik Prroj ka ikur në Itali së bashku me djalin e tij. Ndërsa Marije Prroj e cila është ish bashkëshotja e djalit të Ndoj Prroj me dy djemtë e saj Agronin dhe Vladimirin jetojnë në Itali.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb