Opinionisti Fatos Lubonja, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në “Open” ka folur në lidhje me “përplasjen” e kryeministrit Edi Rama me median italiane RAI3 pas dokumentarit të fundit që bëri bujë.
Lubonja zbuloi se si është parë qëndrimi i Ramës në Itali, duke thënë se ndërhyrja e kreut të qeverisë shqiptare është cilësuar si “fantashkencë dhe e papranueshme”.
“Kur u dha emisioni, i cili e kishte theksin te problemi i italianëve, si po harxhohen paratë e tyre. Ky ishte qëllimi i parë, por bashkë u ndërthur edhe pasqyra e një Shqipërie krejtësisht haluçinante. Vetëm disa ditë përpara, RAI3 është ndodhur nën një presion për të hequr fjalën e një shkrimtari të njohur, lidhur me 25 prillin, që për ta është dita e çlirimit të Italisë, por njëkohësisht ndan italianët nga ata që quajnë veten antifashistë dhe ata që janë trashëgimtarë të fashizmit, ku hyn dhe Meloni. Ky shkrimtari aludonte se Meloni nuk është ndarë nga fashizmi dhe ky fjalim u censurua dhe u bë një skandal i madh.
Në këtë klimë vjen dhe një ndërhyrje tjetër që e quajnë fantashkencë nga një gazetë e pavarur në Itali. E quan të papranueshme dhe pyet si mund të ndodhë një ndërhyrje e tillë që kryeministri i një vendi tjetër merr në telefon drejtorin e një seksioni të RAI-t. Ajo që thonë është se një kryeministër nëse ka ankesa mund të shkojë te ambasada, por jo të marrë në telefon dhe t’i bëjë presion gazetarisë.
Rama justifikohet me atë që thotë se çoi përgjigjen. Ai mund të ketë thënë përgjigje jo bindëse ose që nuk përgjigjen ndaj pyetjeve të tyre. Për çfarë arsye ky, meqë qenka përgjigjur Agaçi, nuk i tha 5 fjalë atij?” u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb