Përse nuk pati takim me përfaqësues të opozitës? Përgjigjet Sekretari Antony Blinken

8 months ago 19
18:21 15/02/2024

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh i kënaqur për takimet që pati këtë të enjte gjatë vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. “Mendoj që kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”, u përgjigj ai kur u pyet nga gazetarët se “përse nuk u takua me udhëheqës të opozitës shqiptare”.


Në fakt kam pasur mundësi të takohesha më një sërë njerëzish dhe grupesh të ndryshme përveç kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Gjithashtu kam pasur mundësi të takohem me disa prej personaliteteve kyçe të reformës në drejtësi dhe gjithashtu kam pasur mundësinë të takohem me një grup të jashtëzakonshëm të rinjsh, të angazhuar në programet tona të zhvillimit. Dhe kur të kthehem nga darka, do të kem mundësi që të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe të gjithë aktorët e ndryshëm. Mendoj që kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë dhe këtë e kam bërë me shumë kënaqësi”, tha Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article