“Përshkallëzimi i aksionit opozitar u propozua nga ne dhe Berisha…”, deputeti Nallbati: Pse mazhoranca i frynë debatit brenda PD-së

1 year ago 31

Deputeti Bledion Nallbati theksoi se kanë qenë deputetët e grupimit të Gazment Bardhit ata që kanë kërkuar përshkallëzimi e aksionit opozitar dhe kjo ka gjetur edhe mbështetjen e Sali Berishës dhe deputetëve mbështetës së tij.

“Kemi qenë ne që e kemi kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar që duhet t’i vëmë një kufi mazhorancës. Ka qenë një aksion i propozuar nga ne deputetët dhe e ka mbështetur edhe Sali Berisha. Ky aksion ka qenë që të tregojë se vendi ka një opozitë. A duhet që deputetët e Bashës dhe Basha t’i bashkohen këtij aksioni opozitar? Natyrisht që po. Pse nuk vijnë ata? A është kjo lloj arrogance edhe ndaj tyre? Natyrisht që po”, theksoi Nallbati në rubrikën Opinion në News 24.

Ai theksoi se aksioni ka ardhur si pasojë e arrogancës së Partisë Socialiste, e cila përveç se ka bllokuar komisionet hetimore, nuk lejon anëtarët e rinj në komisionin e reformës zgjedhore. Synimi sipas tij, është mazhoranca të zvarrisë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Këtu po flasim për një komision të ngritur nga Parlamenti dhe prevalon vullneti i deputetëve. Basha mund të mos njohë asgjë. Nuk ka punë fare mazhoranca dhe Kuvendi sa i përket problematikës së partisë. Sa i përket komisioneve parlamentare, qoftë edhe komisioni i reformës zgjedhore është komision parlamentar dhe Parlamenti njeh vetëm grupet parlamentare. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i konsoliduar. Mazhoranca ka për synim t’i fryjë këtij debati dhe të mbajë këtë situatë pasi s’ka interes të bëjë reformën zgjedhore, pasi siç e dini ky Kod Zgjedhor”, nënvizoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article