TIRANE
Kryebashkiaku Veliaj ka pritur sot në zyrën e tij muzikantin gjerman dhe njëkohësisht producentin e muzikës elektronike, Paul Kalkbrenner. Ai dhe personalitete të muzikës tekno do të performojnë sot në mbrëmje për qytetarët duke elektrizuar kryeqytetin me hitet e tyre.
“Jam këtu me Paul Kalkbrenner. Ai vjen gjithashtu nga Gjermania por nga Gjermania Lindore, kështu që ne shqiptarëve që vijmë nga Lindja na kupton perfekt. Ka qenë ylli i Tomorrow Land dhe shumë festivaleve, por ndonjëherë nëse nuk shkojmë dot tek festivalet, sjellim festivalet këtu. Paul do jetë me ne në darkë. Një falënderim të madh të gjithë atyre që na kanë mbështetur dhe një ndjesë atyre që ndoshta do kenë pak zhurmë, por do ia vlejë, se do kënaqemi pa fund, pa fund. Shihemi sot!, tha Veliaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb